TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Gusht 2025, 15:33

Masakra në Gjilan, shkon në 3 numri i viktimave; kush janë 3 autorët e shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Gjilan, shkon në 3 numri i viktimave; kush janë 3

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gjilan, ku të paktën 3 persona humbën jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Cafiteria 2000” në Gjilan, ndërsa ndaj viktimave dhe të plagosurve është qëlluar me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën Selami Hasani rreth 67-vjeç dhe Abedin Hoxha rreth 68-vjeç. Ndërkohë viktima e tretë është Edmond Hasani, 41 vjeç, që humbi jetën pasi mbërriti në spital. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Naim Hoxha dhe Bujar Hoxha, rreth 41 vjeç.

Nga raportimet mësohet se autori i krimit të rëndë është Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

Masakra në Gjilan, shkon në 3 numri i viktimave; kush janë 3
Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e 3-fishtë në Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e mësipërme, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

Ata janë shpallur në kërkim nga policia. Kjo e fundit, sipas raportimeve, po zhvillon një operacion në shkallë të gjerë për arrestimin e 3 të kërkuarve, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet e para janë se krimi ka ndodhur për shkak të fajdeve, një fenomen ky që ka marrë përmasa të mëdha në Kosovë.

Lini një Përgjigje