TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Gusht 2025, 17:11

Foto me politikanë, i arrestuar për fajde/ Historia e Mefail Shkodrës që po kërkohet për vrasjen e trefishtë

Shkruar nga Pamfleti

Foto me politikanë, i arrestuar për fajde/ Historia e Mefail

Një vrasje e 3-fishtë ndodhi mesditën e sotme në Gjilan, pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kryesor për këtë ngjarje të rëndë është Mefail Shkodra, një emër i njohur për organet e drejtësisë.

Konflikti dyshohet të ketë ardhur për shkak të fajdeve, një veprimtari e paligjshme për të cilën Shkodra ishte arrestuar edhe vitin e kaluar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se i dyshuari ndodhet në arrati dhe se policia po punon për kapjen e tij.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Policia ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe ka publikuar fotografinë e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe mediave për bashkëpunim.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Foto me politikanë, i arrestuar për fajde/ Historia e Mefail

Ngjarja e sotme nuk është përplasja e parë e Shkodrës me ligjin.

Më 2024, ai ishte arrestuar gjatë një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës në tri rajone të vendit, për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Në atë rast, në Gjilan, policia arrestoi Shkodrën dhe një tjetër person, ndërsa një i tretë u shpall në kërkim.

Sipas Prokurorisë së Gjilanit, dëmi i shkaktuar nga të dyshuarit tek viktima arrinte mbi 600 mijë euro.

Shkodra u bë i njohur edhe përmes rrjeteve sociale, ku publikonte fotografi me vetura luksoze dhe pozonte pranë figurave politike të larta, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Foto me politikanë, i arrestuar për fajde/ Historia e Mefail

Vetëm një vit pasi u vu në pranga për fajde, Shkodra është sot në qendër të një kërkimi intensiv, i dyshuar për një nga rastet më të rënda kriminale që ka parë Gjilani vitet e fundit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha më herët se “në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit” dhe se “Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”.

Lini një Përgjigje