TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 11:30

Vrasja e policit në Kosovë, ambasadori gjerman: Autorët të dalin para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e policit në Kosovë, ambasadori gjerman: Autorët të

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të vendit, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet të dalin të dalin para drejtësisë.

Rohde tha se e mbështet plotësisht deklaratën e homologut të tij amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili më herët tha se ShBA-ja i dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë.

“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, shkroi Rohde.

Më herët, ambasadori i SHBA Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se SHBA i dënon ashpër sulmet e dhunshme dhe të orkestruara ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm.

Hovenier tha se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Më tej, Hovenier ka shtuar se autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës.

“Dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, shkruan Hovenier.

 

vrasje polic kosove

Lini një Përgjigje