
Nëse një takim dialogues dhe produktiv i nndërmjetësuar nga BE nuk zhvillohet së shpejti, përshkallëzimi i situatës mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet thjeshtë çështje kohe.
Me ardhjen e vjeshtë, një krizë e re ka nisur mes Kosovës dhe Serbisë. Dhjetëra qytetarë serb kanë bllokuar tre pikat kufitare Jarinje, Bërnjak, Merdarë në veri të Kosovës, ashtu siç kishin njoftuar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës e cila ka njoftuar se tre pikat kufitare janë bllokuare për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.
Siç është paralajmëruar, rrugët do të bllokohen edhe në dy pikat e tjera kufitare në Bërnjak – si dhe afër pikëkalimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kula.
Ata kanë paralajmëruar se bllokimi do të vazhdojë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës dhe kontrollin e saj ta marrë KFOR-i. Gjitashtu ata kanë paraqitur një listë me kërkesa.
Kërkesat e serbëve:
1. Të tërhiqen urgjentisht pjesëtarët e njësive speciale të SHPK-së dhe ROSA nga veriu
2. Të kthehen menjëherë te serbët institucionet e uzurpuara serbe
3. Të tërhiqet vendimi për përdorimin e dokumenteve të komunikacionit
4. Administrata e OKB-së të marrë rolin e saj sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
5. KFOR-i të kujdeset për sigurinë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
6. Për t'ua kthyer menjëherë pronën e uzurpuar pronarëve serbë
7. Që serbët e arrestuar pafajësisht të lirohen menjëherë
8. Të gjenden dhe të dënohen autorët shqiptarë të krimeve kundër serbëve
9. Të vendosë bashkësia ndërkombëtare sanksione ndaj Kurtit dhe anëtarëve të të ashtuquajturit Qeveria e Kosovës për shkak të shkeljes së përditshme të të drejtave themelore të njeriut dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ndërkohë që nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit serb kanë ndaluar udhëtarët kosovarë, ka detyruar Kosovën që të mbyllë totalisht pikën kufitare në Bërnjak
“Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.
Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shkroi Sveçla në Facebook.
Bllokimi i pikëkalimeve kufitare në anën serbe mes Serbisë dhe Kosovës u paralajmërua ditë më parë nga njerëz Serbi, si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të kohëve të fundit në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.
Sipas serbëve kjo lëvizje ka ardhur si rezultat i veprimeve të autoriteteve të Kosovës. Javën e kaluar, qeveria e kryeministrit Albin Kurti mbylli pesë institucione paralele serbe në katër komunat me shumicë serbe, për të cilat tha se vepronin në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit.
Më herët këtë vit, mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri.
Por ndryshe nga protestat dhe bllokimet e mëparshme, këtë herë situata duke më e qetë dhe me një pjesëmarrje më të ulët. Kjo ndoshta dhe për shkak se së shpejti pritet që të nisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pas një pauze të gjatë.
Kjo u konfirmua dhe nga vetë i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili tha të premten se ka një pajtim për të organizuar një raund të ri të negociatave për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Pavarësisht deklaratës së tij, Lajçak nuk bëri të ditur ndonjë datë se kur mund të mbahet takimi. Lajçak tha se marrëveshja e vitit të kaluar e arritur në Bruksel dhe në Ohër, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët. Ai gjithashtu deklaroi se Serbia ka nisur të bëjë hapa pas. Sipas tij, Serbia ka tërhequr një letër dërguar Bashkimit Evropian në dhjetor të vitit 2023 në të cilën thuhej se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.
“Letra është tërhequr. Pra, dhe ka deklarata aty-këtu që nuk janë të dobishme, por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe më shumë se kaq, marrëveshja është bërë edhe pjesë e rrugës së Kosovës drejt Bashkimi Evropian dhe rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, tha zoti Lajçak.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve dhe aleteve strategjik të Kosovës si SHBA-ja, qeveria e Kurti duket tepër stoike për të bërë lëshime sa i takon autoritetit të institucioneve kosovare në territorin e Republikës së Kosovës.
Nëse një takim dialogues dhe produktiv i nndërmjetësuar nga BE nuk zhvillohet së shpejti, përshkallëzimi i situatës mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet thjeshtë çështje kohe./Pamfleti
Lini një Përgjigje