Ministëri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit të qeverisë turke, ai do të pritet në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në orën 09:45.
Sipas njoftimit të ministrisë turke, gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”
Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij.
Po ashtu bëhet e ditur Ministri Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.
Ky takim vjen në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mosad.
Kush ishte Liridon Rexhepi
Policia e Stambollit ka arrestuar Liridon Rexhepin, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e identifikoi si kreun e rrjetit financiar të Mossad në Turqi.
Sipas Anadolu Agency, Rexhepi dyshohet se ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi.
Gjithashtu u zbulua se, nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, Rexhepi ka kryer përgjime me dron dhe operacione kundër politikanëve palestinezë.
Ai u zbulua se u kishte transferuar fonde agjentëve në terren në Turqi, të cilët po mblidhnin inteligjencë mbi Sirinë. Aktivitetet e Rexhepit, duke përfshirë edhe transaksionet e dyshimta në llogaritë e tij, monitoroheshin nga MIT.
Hetimi përcaktoi se ai transferoi shuma të konsiderueshme parash përmes Western Union tek agjentët në terren në Turqi.
Aktivitetet e tij ishin gjurmuar që nga hyrja e tij në vend më 25 gusht. Rexhepi, i cili u ndalua më 30 gusht nga MIT dhe Policia e Stambollit, pranoi se kishte transferuar para.
Lini një Përgjigje