
Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar sot nga ora 18:00. Megjithatë aktualisht situata është e qetë dhe automjetet po vazhdojnë të qarkullojnë.
Në pikën kufitare në Merdar, njëra ndër pikat që lidhë Kosovën me Serbinë situata është e qetë. Në këtë pikë ka shumë pak qarkullim të automjeteve, në hyrje dalje të kufitit. Ende nuk shihen protestues sipas paralajmërimeve të qytetarëe serbë për bllokim të pikave kufitare.
Ndërkohë edhe në pikën kufitare në Jarinje në këto moment ende ka lëvizje të automjeteve, ndonëse fluksi i lëvizjes është më i vogël.

Pjesëtarë të KFOR-it edhe EULEX-it janë parë pranë pikës kufitare në Jarinë. Ata po e vëzhgojnë gjendjen në terren ndërkohë që është paralajmëruar bllokimi i kësaj pike, së bashku edhe me të gjitha pikat tjera kufitare.
Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviç, ka njoftuar se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova, por ende nuk ka lëvizje.
“Bllokada do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës”, tha Rojeviç.
Lini një Përgjigje