TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Nëntor 2024, 20:53

Vijojnë provokimet në veri të Kosovës/ Pas Zveçanit, shpërthime edhe në Zubin Potok!

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë provokimet në veri të Kosovës/ Pas Zveçanit,

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar para pak minutash në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit. Lajmin është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

"Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin", ka thënë Elshani për Kohën.

Në dy ditët e fundit, në veri pati disa incidente të tjera. Në Zveçan u gjuajtën bomba në stacionin policor dhe në oborrin e komunës. Për këtë, Policia të premten njoftoi se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vend.

Lini një Përgjigje