Një tjetër aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, një ditë pasi dy gra vdiqën pas përplasjes së automjetit të tyre me një kamion.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, njoftoi se të plagosur kanë mbetur 2 persona, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, tha Krasniqi.
Mësohet se viktimat e aksidentit të djeshëm janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë. Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si business consultant në Gjermani.
Lini një Përgjigje