
Katër persona janë arrestuar dhe u sekuestruan të paktën 4 kg kokainë, gjatë një operacioni të anti-drogës në Ferizaj të Kosovës.
Nga raportimet e para mësohet se të arrestuarit janë dy shtetas të Shqipërisë dhe dy shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve të fortë.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë aksionit janë kryer kontrolle në disa lokacione, ku përveç sasisë së konsiderueshme të kokainës, janë sekuestruar edhe:
para të gatshme, telefona celularë, automjete, si dhe prova të tjera materiale që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pritet që me urdhër të Prokurorit të Shtetit të ndërmerren masa të mëtejme procedurale.
Hetimet janë në zhvillim dhe nuk përjashtohet mundësia që aksioni të zgjerohet edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.
Lini një Përgjigje