TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Maj 2024, 22:41

Tensionet në veri të Kosovës, David Cameron: KFOR duhet të jetë më i fortë dhe i guximshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, David Cameron: KFOR duhet të

Sekretari për punët e jashtme në Britaninë e Madhe David Cameron, gjatë një raportimi ne dhomën e Lordëve foli edhe për Kosovën.

I pyetur nga ish sekretari i pergjithshem i NATO-s Lord George Robertson mbi praninë ushtarake në rajon ai kërkoi që KFOR të tregohet më i fortë dhe i guximshëm.

Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar pak kohë me KFOR-in. Pasi u ktheva kontaktova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe i thashë se duhet të punojmë më shumë me KFOR-in, që të jetë më i fortë dhe më i guximshëm,” ishin fjalët e Cameron.

Ky i fundit theksoi po ashtu se roli ushtarak i Britanisë së Madhe në Ballkanin perëndimor mbetet i fokusuar tek KFOR.

Lini një Përgjigje