TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Maj 2024, 19:55

Plagosja në Kosovë, Prokuroria jep detaje: Konflikt mes familjarëve, 2 gra në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Kosovë, Prokuroria jep detaje: Konflikt mes

Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen në Lupç të Podujevës.

Dyshohet se shkak i plagosjes së katër personave është bërë një konflikt mes disa familjarëve.

Një person është shoqëruar polici për të dhënë deklaratën lidhur me ngjarjen.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendngjarje. Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi Prokuroria.

Ndërsa mjeku Agron Citaku, nga QKUK tha se dy nga të plagosurit në Lupç janë në gjendje pak më të rëndë. Ai tha dy të plagosurit e tjerë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Lini një Përgjigje