Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të tensionuara, që pas vendimit për heqjen e Dinarit serb në Kosovë në muajin shkurt. Pavarësisht përpjekjes së BE-së për të ulur në tavolinë palët dhe për të zgjidhur ngërçin, gjërat nuk kanë shkuar si duhet.
Situata duket se po përshkallëzohet edhe më tej, pasi ditën e sotme në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet se Serbia po vendos sërish armatim të rëndë në kufirin në veri të Kosovës.
Në videon e publikuar në rrjetin social “Facebook” duken një numër i madh tankesh që janë rreshtuar në anën e Serbisë. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur SHBA ndodhet e fokusuar me tensionet e rritura në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu vlen të thekspohet se ky është një veprim i përsëritur nga ana e Serbisë, pasi në muajin mars, Vuçiç vendosi armatime të rënda në kufi me Kosovën.
Lini një Përgjigje