TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Dhjetor 2024, 17:27

Tavolina e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Ramabaja: S’pati sukses, negociatat Prishtinë-Beograd kanë ngrirë!

Shkruar nga Pamfleti

Tavolina e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Ramabaja: S’pati

Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe thirrjen e Bashkimit Europian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Serbia të njohë dokumentet dhe simbolet shtetërore të Kosovës nuk e sheh që të ketë prodhuar ndonjë rezultat.

Duke folur për “McnTv”, Ramabaja deklaroi se ky duket se ishte takimi i fundit i të dërguarit special të Josep Borrell, Miroslav Lajçak, ndoshta dhe më i gjati në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë-Bruksel.

Sipas tij, të gjithë dolën në konkluzionin që çështja e të zhdukurve të mos trajtohet me kushtëzimet e palës serbe dhe se përveç kësaj asgjë nuk shihet si sukses në takimin e djeshëm. Madje ai shtoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, pas takimit të djeshëm ka ngrirë.

Serbia nuk ka hequr dorë nga marrëveshja e Ohrit, se vetëm disa ditë para zgjedhjeve për parlament, ish-kryeministrja e Serbisë Brnabiç i kishte shkruar Këshillit të Europës një letër që nuk e njeh marrëveshjen në fjalë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ndërmjetësuesit në një mënyrë ose një tjetër e kanë nënvlerësuar dhe vetveten dhe nga ky takim unë nuk pres ndonjë rezultat konkret. Nga dje duket se procesi i dialogut ngrin, e para sa të përfundojnë zgjedhjet e qeverisë së Kosovës më 9 shkurt dhe deri sa të krijohet qeveria e re.

Po ashtu dhjetori i këtij viti në Serbi me protestat që po ndodh ngjason me dhjetorin 1991 në Tiranë. Ky dhjetor në Serbi paralajmëron mundësinë e një lufte civile në Serbi dhe askush nuk e përjashton një mundësi të tillë.

Gjuha e ashpër e zyrtarëve në raport me protestuesit është thelluar. Ata shikohen gjithnjë e më tepër si dorë e zgjatur e perëndimit. Ndërkohë vazhdimi i qeverisë “Kurti 3” është pothuajse e sigurt. Ndërsa deklaratën e Vuçiç që nuk do të ndjek shembullin e Assadit në Siri, shton rrezikun për një luftë civile”, tha ai.

Lidhur me kërkesën e Lajçak për kthimin e serbëve në institucionet shtetërore, deklaroi se një kërkesë e tillë nuk është e drejtë për shkak se ata janë tërhequr vullnetarisht.

Lini një Përgjigje