
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë disa detaje nga takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Osmani thotë se ata kanë diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë dhe për zhvillimet e fundit në rajon.
Presidentja e Kosovës më tej thotë se në këtë takim me Dendiasin është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Greqisë.
“Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon. Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike”, ka shkruar ajo në Facebook.
Lini një Përgjigje