TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Mars 2023, 20:14

U zhdukën në mënyrë të mistershme, gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

Shkruar nga Pamfleti

U zhdukën në mënyrë të mistershme, gjenden një

Një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, i cili ndërroi jetë në burg, janë gjetur brenda Instituti për Mjekësi Ligjore në Kosovë.

Telegrafi mëson se mostrat ishin zhvendosur nga laboratori i toksikologjisë, në një frigorifer tjetër brenda IML-së.

Duke iu referuar burimit, mostrat e gjetura janë të lukthit dhe të urinës, ndërsa mungojnë mostrat e gjakut.

“Komisioni për inventarizim i ka gjetur në një frigorifer që nuk është i mbuluar prej kamerave të sigurisë. Hetuesit e policisë janë duke punuar me kapacitete të plota për të zbuluar se si kanë përfunduar në atë frigorifer gjysma e mostrave të Deharit”, bën të ditur një burim i Telegrafit.

Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

MD-ja më pas njoftoi se ka pezulluar nga puna katër zyrtarë të IML-së në lidhje me rastin.

Komisioni disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore kishte marrë vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore. Anila Lakna, teknike e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe Ilirjana Shala, kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.

astrit dehari kosove mostra

Lini një Përgjigje