TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Shtator 2023, 13:01

Skandali në Fushë Kosovë, ​prokuroria kërkon burg për dy edukatoret që dhunuan 3-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Skandali në Fushë Kosovë, ​prokuroria kërkon burg për

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy edukatoreve të çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë- Kosovë, të cilat rrahën dhe tërhoqën zvarrë një 3-vjeçar.

Nën akuzat për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi Fushë Kosovën.

Pasi publikoi pamjet e rënda, përmes të cilave u bëri thirrje organeve të drejtësisë të marrin masa për edukatoret e çerdhes shtetërore në Fushë Kosovë, daja i 3-vjeçarit që u dhunua thotë se nipi i tij ka pësuar trauma të mëdha.

Fatos Geci, i cili publikoi video-incizimin në llogarinë e tij në Facebook, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj nipit të tij ka bërë me dije se gjendja e 3-vjeçarit nuk është aspak e mirë.

Përvec dhenjave të dhunës, që sipas Gecit i mituri i ka në qafë dhe në kokë, 3-vjeçari është i traumatizuar dhe nuk flet.

Fatos Geci, daja i 3-vjeçarit tregoi në një emisionin televiziv se nipi ka shenja të tjera dhune, përvec atyre të cilat janë publikuar.

“Është hera e parë që ka nisur në këtë çerdhe në 1 shtator, ka vetëm 3 javë në këtë çerdhe, që fatkeqësisht është çerdhe shtetërore. Gjendja e nipit është shumë e keqe, me urdhër të prokurorisë ka nisur ekzaminimi mjekësor. Kur kanë nisur ekzaminimet janë konstatuar edhe shenja të shumta dhune në kokë, sidomos në pjesën e pasme të qafës”, tha daja i të miturit.

Në kamerat e sigurisë dhe në video e publikuar duket qartë që fëmija rrihet e tërhiqet zvarrë dhe me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera ku familjarët pretendojnë se edukatorja dhe kuzhinierja e kanë rrahur përsëri.

Fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, po përjeton një ankth të madh. Mbetet për t’u parë se si do të veprojnë organet e drejtësisë.

Lini një Përgjigje