TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Shtator 2023, 08:05

Ministri Sveçla paralajmëron Vuçiç: Do të arrestojmë nëse hyn pa leje në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Ministri Sveçla paralajmëron Vuçiç: Do të
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratën e para disa ditëve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që tha se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën.

Sveçla tha për ATV se nëse Alekdandër  Vuçiç do të hyjë pa leje në Kosovë, do të arrestohet.

Ministri tha se kushdo që futet pa leje në territorin e Kosovës do të arrestohet, përfshirë edhe presidentin serb.

“Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të.

Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës.”, theksoi ai.

Po të ndodhte e kundërta, Sveçla tha se kjo do të dëshmonte që nuk kemi shtet nga ana jonë.

“Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd.Unë nuk besoj që Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”., tha Xhelal Sveçla.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka nguruar të sulmojë perëndimin dhe Kosovën në sesionin e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti serb, ka thënë nga asambleja e OKB-së në New York, se Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur, ndërsa shtoi se po pret që përfaqësuesit evropianë t’i mbajnë atij “ligjërata për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Së pari do të më mbajnë një ligjëratë për 7-8 minuta, pastaj të gjithë të tjerët do të më mbajnë leksione. Unë do t’i dëgjoj pastaj do t’u them se unë e udhëheqi Serbinë si president dhe përderisa kjo është kështu, atëherë do të udhëheqim një politikë të tillë. Ne e dimë se si kemi kaluar me sanksione. Pse të marrim pjesë në gjëra të tilla”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se ka dëgjuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalimin në Asamblenë e OKB-së.

“Bideni në fjalimin e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm te e treta të drejtat e njeriut si vlera më të larta të njerëzimit. Disa herë iu referua Kartës së OKB-së dhe akteve të OKB-së”, tha Vuçiç, i cili shtoi se në fjalimin e tij do të përmend bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

“Edhe tash nuk i njohin rregulloret e OKB-së, përfshirë edhe rezolutën 1244. Ne që jemi të vegjël, më mirë ta kuptojmë me kohë sa të vegjël jemi dhe se të mëdhenjve u lejohet çdo gjë. Ende nuk e kam kuptuar sa të vegjël jemi, ndoshta me këto predikime do të më bindin, por nuk jam i sigurt. Të gjithë të mos e humbin rastin të më japin një mësim për moralin e çdo gjë – si dhe në çfarë mënyre të vendosin sanksione” , tha Vuçiç.

Ai ka thënë se nuk “e njohin Kosovën e pavarur”.

Vuçiç ka thënë se në New York ka pasur takime gati me gjithë liderët evropianë. Ka thënë se do të hanë darkë me presidentët e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu ka treguar se është takuar me presidentin e Këshillit Evropiam, Charles Michel, si dhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Kam biseduar me presidentin turk për çështjet rajonale për vizitën e tij në Serbi. Do të kem një takim edhe me Miroslav Lajçakun dhe me të gjithë ata që duhet të bisedojë për situatën në Kosovë e M”, tha Vuçiç.

xhelal sveçla vuçiç

Lini një Përgjigje