TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Tetor 2023, 11:47

SHBA 'blindon' Policinë e Kosovës me dronë: Përkrahja jonë nuk do të mungojë asnjëherë!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA 'blindon' Policinë e Kosovës me dronë:

Policia e Kosovës ka marrë sot donacion 7 sisteme dronesh pa pilotë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të pranim-dorëzimit të donacionit prej 7 dronëve mori pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan Jeffrey Hovenier etj.

Drejtori Hoxha tha se SHBA-të janë ndër mbështetësit kryesorë të Kosovës, ndërsa tha se ky donacion është tejet i çmueshëm dhe ndër të tjera do të përdoret për monitorimin edhe të kufijve të Kosovës.

“Në lidhje me donacionet që po pranojmë sot, është një donacion i nevojshëm dhe i çmueshëm i cili do të ndikojë pozitivisht një ngritjen e kapaciteteve të Policisë për të menaxhuar situata në terren, si nga aspekti i menaxhimit të eventeve të mëdha, si në protesta, koncerte, manifestime publike, monitorimin e kufijve të Kosovës si dhe në operacione tjera të hetimit që policia do t’i kryejë në të ardhmen”, tha Hoxha.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se duke marr parasysh shkallën e veprimtarisë kriminale të grupeve të krimit të organizuar që janë në rajon këto sisteme të fluturakeve pa pilotë do të jenë burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit për të luftuar këto veprimtari kriminale të cilat siç tha zhvillohen përmes tokës dhe ajrit.

“Këto pajisje do të sigurojnë mbikëqyrje dhe ofrojnë mbështetjen taktike dhe siguri të perimetrit për misionet policore…. Mund të monitorohen zona të ndjeshme të aktiviteteve tjera të paligjshme të kontrabandës”, tha ai.

 

kosova shba drona

Lini një Përgjigje