TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Maj 2023, 22:22

“Mos sfidoni KFOR-in”, Shtëpia e Bardhë ultimatum Vuçiçit: Hiq dorë nga gatishmëria ushtarake!

Shkruar nga Pamfleti

“Mos sfidoni KFOR-in”, Shtëpia e Bardhë ultimatum

Shtëpia e Bardhë ka reaguar zyrtarisht për tensionet që po ndodhin në veriun e Kosovës. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby, ka kërkuar nga Serbia që të ulë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë.

Në një konferencë shtypi, Kirby i kërkoi Vuçiçit që të bindë serbët të heqin dorë nga dhuna dhe të mos sfidojnë forcat e KFOR.

Edhe Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, theksoi Kirby.

Gjatë paradites ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ai i cili dënoi sulmet e huliganëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it. Në një reagim në Tëitter, Blinken ka bërë thirrje që Kosova e Serbia t’i përkushtohen dialogut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmet e djeshme ndaj paqeruajtësve të KFOR-it, dhe u kërkon palëve të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar gjendjen dhe t’i ripërkushtohen bisedimeve të udhëhequra nga BE-ja për normalizim”, ka shkruar ai në Twitter.

Numri dy i SHBA-së ka bërë thirrje gjithashtu që Qeveria e Serbisë dhe Presidenti serb Aleksandër Vuciç të ulin statusin e gatishmërisë ushtarake.

kirby kfor serbia

Lini një Përgjigje