TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Tetor 2025, 09:26

Samiti i Komunitetit Politik, Vuçiç dhe Osmani bëhen bashkë në tapetin e kuq të Kopenhagenit

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i Komunitetit Politik, Vuçiç dhe Osmani bëhen
Samiti mbledh 45 udhëheqës përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Disa liderë botërorë kanë mbërritur pak minuta në parë të kësaj të enjte në tapetin e kuq në samitin e 7-të të Komunitetit Politik Evropian i cili mbahet në Danimarkë.

Samiti mbledh 45 udhëheqës përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka qenë lideri i parë i cili ka parakaluar në tapetin e kuq. Në këtë samit do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Liderët janë pritur nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Në tapetin e kuq kanë mbërritur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Pikat kryesore që pritet të diskutohet kanë të bëjnë me mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e Evropës. Sipas BE-së, gjatë samitit do të mbahen disa tryeza diskutimesh. Samiti pritet të nisë në orën 10:00 dhe sipas axhendës pritet të mbyllet në orën 15:00. Gjatë këtij intenerari do të zhvillohen edhe takime dypalëshe dhe fotoja familjare.

Lini një Përgjigje