I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pasi Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë bërë vlerësimin e përbashkët të sigurisë në Veri.
Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas marrëveshjes së Brastislavës të arritur mes Kosovës dhe BE-së. Në lidhje me vlerësimin e Policisë, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt deskalimit të plotë.
”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEXKosovo dhe NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lini një Përgjigje