TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Mars 2024, 12:41

Qeveria e Kosovës urdhëron zbatimin e vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e Kosovës urdhëron zbatimin e vendimit për pronat e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar ditën e sotme, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të vitit 2016, për tokën e Manastirit të Deçanit.
Kurti ka thënë se edhe pse Qeverisë së Kosovës nuk i pëlqen vendimi, ajo nuk ka mjete ligjore e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Autoritetet lokale në Deçan kanë refuzuar të regjistrojnë 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit, sepse konsiderojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk ka qenë kurrë e Manastirit.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme tha se zbatimi i vendimit të Kushtetueses është vendimtar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti, po ashtu, bëri të ditur se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.

“Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme e komunitetit atje, nga mesi i prillit është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, dhe në fund të majit është Këshilli i Ministrave, në Këshillin e Evropës, që vendos për anëtarësimin tonë”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se nuk do të ndryshojë qëndrimi i Qeverisë ndaj këtij vendimi, por se në anën tjetër, nuk ka dyshim se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës "do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe një hap gjigant për republikën drejt njohjes së pesëshes evropiane, që mundëson anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian për Kosovën e pavarur".

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është përshëndetur menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në Prishtinë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se “aq sa ishte i rëndësishëm dhe i vështirë, vendimi i sotëm për Manastirin ishte shumë i domosdoshëm”. 

 

albin kurti manastiri i decanit

Lini një Përgjigje