TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Mars 2024, 12:27

Escobar në Prishtinë, takohet me Osmanin: Vendime të vështira duhet të marrë edhe Serbia, jo vetëm Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Escobar në Prishtinë, takohet me Osmanin: Vendime të

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës që po zhvillon atje.

Escobar, në një konferencë për media ka thënë se nuk i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por se e njëjta thirrje vlen edhe për Serbinë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.

Escobar nesër pritet të takojë kryeministrin Albin Kurti.

“Ka shumë punë për të diskutuar për disa sfida, duke përshirë edhe vendimin e BQK-së për të gjetur mënyra se si të ecim përpara që përfshijnë Asociacionin po jo vetëm atë. Siç e përmendi edhe presidentja, të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë dhe gjithashtu për të pasur një marrëveshje historike. Por, ne ftojmë edhe Serbinë që të vazhdojë të zbatojë, prandaj nuk është një përpjekje unilaterale që vetëm Kosova duhet të marrë vendime të zorshme e të vështira që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, tha ai.

gabriel escobar vjosa osmani

Lini një Përgjigje