TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Mars 2024, 22:35

Kosova anëtare e asociuar në Asamblenë e NATO-s, ‘irritohet’ Vuçiç: Po luajnë me ne, s’do bëhemi kurrë pjesë e Aleancës!

Shkruar nga Pamfleti

Kosova anëtare e asociuar në Asamblenë e NATO-s,

Kjo tregon se ata kanë punuar bashkë gjatë gjithë kohës, si një ekip koheziv, domethënë se thjesht kanë luajtur polici i mirë dhe polici i keq me ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ka pëlqyer faktin se sot Prishtina mori statusin e anëtarit të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe njoftimin se së shpejti mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Gjatë një turneu në Kompleks e fabrikës së sistemeve luftarake në Krushumli, i irrituar, Vuçiç tha se të gjitha këto po ndodhin në një kohë kur Prishtina është nën sanksione nga BE-ja.

Sipas Vuçiçit, këto veprime tregojnë se Kosova dhe BE-ja kanë bashkëpunuar gjatë gjithë kohës së bashku, dhe thjeshtë kanë luajtur lojën “polici i mirë, polici i keq me Serbinë”.  

"Sanksionet në të cilat atyre u është dhënë liberalizimi i vizave, anëtar i asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ky është një hap më i lartë se sa ishin, anëtarësimi në Këshillin e Evropës... Ato sanksione janë të rënda. Kjo tregon se ata kanë punuar bashkë gjatë gjithë kohës, si një ekip koheziv, domethënë se thjesht kanë luajtur polici i mirë dhe polici i keq me ne", u tha Vuçiç gazetarëve.

Duke folur për faktin se Prishtina ka marrë statusin e anëtarit të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në 25-vjetorin e agresionit kundër ish-Jugosllavisë, ai tha se Perëndimit i pëlqejnë data të tilla.

Prandaj i detyruan të mjerët tanë të dorëzojnë Millosheviçin në Vidovdan, prandaj sot vendosën për Prishtinën si anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, prandaj sërish do të zgjedhin një ditë të veçantë kur do t'i presin në Këshillin e Evropës”, tha Vuçiç.

Më tej ai shtoi se Serbia duhet të kujdeset për ushtrinë e saj, pasi sipas tij, koha e sfidave në kuptimin gjeopolitik është përpara.

A do të jemi në gjendje të pozicionohemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në ato kohë të vështira të ruajmë paqen, njerëzit, vendin dhe të pengojmë çdo agresor të mundshëm, kjo është një pyetje e madhe dhe e rëndësishme për ne”, tha Vuçiç.

Si një mesazh ndaj Perëndimit, Vuçiç tha se pa ushtri nuk ka shtet, prandaj do të duhet që Serbia të investojë më shumë në ushtri. Më tej ai theksoi se Serbia kurrë nuk do të bashkohej me NATO-n.

"Ne kurrë nuk do të anëtarësohemi në NATO, ne do të ruajmë dhe mbrojmë neutralitetin tonë ushtarak. Ju nuk e keni dënuar Serbinë, por nuk mund të na hiqni të drejtën për të jetuar për vendin tonë”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Lini një Përgjigje