TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Mars 2024, 18:35

Dialogu Kosovë-Serbi nesër në Bruksel, Lajçak ul në tavolinën e bisedimeve Bislimin dhe Petkoviç!

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi nesër në Bruksel, Lajçak ul në

Nesër pritet të nisin bisedimet në Bruksel për çështjen e dinarit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviç.

Lajmin e bëri të ditur pak ditë më parë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve në kryeqyendrën evropiane.

Lajçak në një postim në platformën “X” njoftoi se në mesin e temave të diskutuara në takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme.

Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak.

Kujtojmë se vendimi i BQK-së për dinarin serb ka trazuar sërish situatën tepër të agravuar mes Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht presioneve të SHBA-BE, Kosova nuk ka bërë pas, megjithatë diçka pritet të arrihet në takimin e radhës në Bruksel.

Lini një Përgjigje