TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Shkurt 2025, 13:25

Politikanë të Kosovës në listën e zezë të SHBA? Gazetari sqaron deklaratën e Vjosa Osmanit

Shkruar nga Pamfleti

Politikanë të Kosovës në listën e zezë të

Gazetari Mirlind Beluli ka komentuar për Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me Amerikën, nisur dhe nga reagimi i Grenell për Kosovën dhe Kurtin.

Ai tha se Kosova nuk duhet të japë shumë komente lidhur deklaratat e Grenell pasi bashkëpunimi që Kosova synon me Amerikën, nuk lidhet vetëm me Grenell.

“Grenell është një figurë komplekse jo vetëm për Kosovën por globalisht. Ne si shtet i vogël duhet të kursejmë komentet ndaj një emisari special të SHBA-ve dhe ta kuptojmë që mundësia jonë për të bashkëpunuar me Amerikën nuk lidhet vetëm me Grenell, është Pentagoni, është Marco Rubio, pra janë disa rrjete politike me të cilat ne mund të bashkëpunojmë”, tha gazetari në Euronews Albania.

Ndërkohë, Beluli ka folur lidhur më një deklaratë të dhënë një vit më parë nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila ka ndërhyrë për disa politikanë të Kosovës.

“Po është e vërtetë. Osmani ka deklaruar se disa politikanë të Kosovës mund të futeshin në listën e zezë. Presidentja ka theksuar se ka shpëtuar njerëz nga kjo listë e zezë, por nuk mendoj që e ka pasur për Albin Kurtin. Më shumë është përfolur për Xhelal Sveçlën, ministrin e Punëve të Brendshme që mund të përfundojë në listë të zezë apo të shpallet non grata. Ka qenë më shumë një lojë politike”, u shpreh Beluli.

Lini një Përgjigje