TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Dhjetor 2025, 22:47

“Për tela dhe bakër di më shumë, ama për ekonomi s’merr vesh”, Abdixhiku për Kurtin: Nuk kupton çfarë flet

Shkruar nga Pamfleti
“Për tela dhe bakër di më shumë, ama për ekonomi
Kurti-Abdixhiku

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e kupton çfarë flet.

Kreu i LDK-së në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Kurti nuk merr vesh fare për ekonomi, por as për politikë.

Ai nuk e kupton as çka flet. Ai më së paku kupton, jo vetëm në ekonomi, s’dua ta bëj këtë garë të padrejtë të flas për ekonomi kur kam një edukim shumë më superior në këtë fushë”, ka thënë Abdixhiku.

Me siguri ai për tela dhe bakër din ma mirë. Ndoshta ai din me lidh telin më mirë se unë, për ekonomi s’merr vesh ai”, ka thënë kryetari i LDK-së.

 

kurti-abdixhiku #reforma e drejtësisë në kosovë

Lini një Përgjigje