TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Dhjetor 2025, 20:06

PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza: Koha për bashkim, çfarë më kërkuan Thaçi dhe Veseli

Shkruar nga Pamfleti
PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza: Koha për bashkim,
Kryetari i PDK, Bedri Hamza

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore në Prizren ka thënë se gjatë vizitës së djeshme në Hagë te Thaçi e Veseli, ata i kërkuan t’i presin të bashkuar.

Hamza theksoi se edhe një Kosovë që funksionon duhet të jetë e bashkuar.

Unë në këtë tubim të mrekullueshëm erdha nga Haga, ku dje për pak orë u çmalla me presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. Iu tregova që hapjen e fushatës do ta bëjmë sot në Prizren. Ata më kërkuan t’ju përcjell një mesazh të qartë: Na prisni të bashkuar. Do të shihemi së shpejti, në fitore dhe në liri. Le t’i përshëndesim nga Prizreni i bukur me një duartrokitje të madhe, që të gjithë luftëtarët e lirisë në Hagë. Pas pak muajsh, ne e presim rikthimin e tyre pranë familjeve, pranë popullit dhe në shtetin që e ndërtuan me shumë sakrificë. Do t’i presim të bashkuar, sepse Kosova që funksionon fillon me bashkimin tonë. Pa bashkim nuk ka zhvillim. Pa plan nuk ka shpresë. Pa drejtësi nuk ka shtet”, shtoi ai.

Duke u zotuar se qeveria e udhëhequr nga ai do të punojë për të gjithë, Hamza ka premtuar 50 për qind rritje pagash për të gjithë zyrtarët publikë,

“Ne besojmë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që nuk e lë pas asnjë qytetar. Prandaj, do t’i rrisim pagat dhe pensionet.  Pagat për mësuesit dhe arsimtarët, për mjekët, policët, zjarrfikësit, ushtarët dhe për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit do të rriten deri në 50%”, ka thënë ai.

Hamza ka premtuar lehtësira për bizneset, krijimin e Fondit të Papunësisë, themelimin e Gjykatës së Punës, ndërtimin e Stadiumit Olimpik Kombëtar, fond 30 milionë euro në vit për bursa studentore, ilaçe falas për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, drejtësi të pavarur nga politika.

Do ta krijojmë Gardën Kombëtare të Kosovës, si forcë operative sipas standardeve të NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian për mua nuk ka alternativë. Do ta thellojmë partneritetin me NATO-n, do të punojmë për Partneritetin për Paqe, do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me SHBA dhe do ta synojmë Marrëveshjen Strategjike me aleatin tonë kryesor. Po ashtu, do të punojmë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit në BE”, ka thënë Hamza, duke u bërë thirrje qytetarëve ta votojnë PDK-në me numër 130 për ta çuar Kosovën së bashku përpara.

 

 

 

 

 

 

pdk zgjedhje kosove bedri hamza

Lini një Përgjigje