TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Shtator 2023, 21:22

Pas Sveçlës, organizata terroriste serbe “Brigada e Veriut” kërcënon dhe Albin Kurtin

Shkruar nga Pamfleti

Pas Sveçlës, organizata terroriste serbe “Brigada e

Organizata terroriste serbe, “Brigada e Veriut” ka vazhduar me kërcënime ndaj institucioneve të Kosovës.

Në profilin në Facebook të organizatës “Brigada e Veriut” është postuar ditën e sotme një fotografi plot armatim dhe një mesazh ku shkruhej, “Kurti shiko dhe qaj”.

Shiko Kurti dhe qaj, në bunkerin tonë kanë mbërritur mbrëmë edhe më shumë, ka mjaftueshëm”, shkruhet në postimin e tyre.

Pas Sveçlës, organizata terroriste serbe “Brigada e

Mesazhi i kësaj organizate, që Qeveria e Kosovës e ka shpallur terroriste, është lënë dy ditë pas aksionit të policisë, kur në Zveçan u zbulua një bazë plot me armatim. Në njoftimin për këtë aksion, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, u kërcënua me vdekje nga po ky profil.

Por ai insistoi se ndihet i sigurt falë punës profesionale të Policisë, ndërsa pati edhe një mesazh për kërcënuesit.

“Patjetër se në luftën tonë për drejtësi, për rend dhe ligj, gjithmonë do të ketë armiq të kësaj lufte, të cilët në një mënyrë apo tjetër do të godasin institucionet e Kosovës. Mos të harrojmë se edhe vetë Policia e Kosovës ka policë të rënë në detyrë, të cilët nuk janë në mesin tonë për të festuar, por janë familjarët e tyre, të cilëve ua uroj ditën e Policisë. Punët vazhdojnë, armiqtë tanë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit”, ka thënë ministri Sveçla.

Gjatë operacionit të kryer të martën në Zveçan, sipas ministrit Sveçla, është gjetur numër i konsiderueshëm i armëve. Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ishin edhe përfaqësuesit e KFOR-it.

Organizata “Brigada e Veriut”, që ka kërcënuar edhe kryeministrin Albin Kurti, është shpallur terroriste bashkë me organizatën tjetër, “Mbrojtja Civile”.

sveçla brigada veriut

Lini një Përgjigje