TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Tetor 2025, 12:07

Merr fund kriza politike në Kosovë, konstituohet Kuvendi pas 8 muajsh

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund kriza politike në Kosovë, konstituohet Kuvendi pas 8 muajsh
Kuvendi i Kosovës

Në seancën e sotme deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq u zgjodh si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.

Pas më shumë se tetë muajsh, Kuvendi i Kosovës është konstituuar.

Në seancën e sotme deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq u zgjodh si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.

Rashiq në seancën e sotme mori votat e 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abstenime.

Ndryshe nga seancat e kaluara, Rashiq kësaj radhe ka marrë edhe votat e deputetëve të LDK-së.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe.

Të enjten u bënë tetë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme. Me zgjedhjen e nënkryetarit serb përmbyllet seanca konstituive e nisur më 15 prill, dhe i hapet rruga procesit për formimin e qeverisë së re.

Pas zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, deputeti Nenad Rashiq ka falënderuar kolegët që e mbështetën dhe ka shprehur shpresën për një proces të shpejtë institucional.

“Jam shumë falënderues ndaj kolegëve të mi që sot votuan për mua dhe shpresoj se ky do të jetë një fillim i ri në ndërtimin e institucioneve, sa më shpejt që është e mundur”, u shpreh Rashiq pas votimit.

 

konstituohet kuvendi i kosoves

Lini një Përgjigje