TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Mars 2024, 17:50

Mbyllet takimi Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit, palët 3 ditë afat të dalin me propozime konkrete

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet takimi Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit,

Mbyllet takimi me kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç. Palët kanë rënë dakord që brenda datës 22 mars të dalin me propozime për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit tha se në takim është diskutuar për dy tema. “Ftesa iu ka pasur dy tema në agjendë. Tema e parë ka pasur avancimi i marrëveshjes bazike e aneksit implementues, si dhe tema e dytë është çështje të tjera”, tha ai.

U dakorduam që deri të premten secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. Dhe pastaj javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë Bislimi, transmeton RTK.

Bislimi tha se ne në vazhdimësi se Kosova do të dëgjojë edhe nga pala serbe se a ka marrëveshje dhe a janë të përkushtuar ta zbatojnë në tërësi.

Iu bishtnua përgjigjes disa herë. Në fund tha se për Serbinë është problematike marrëveshja pasi ka nene të cilat merren me statute, sidomos ato nene që tregojnë për respektimin e integritetit territorial, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ngjashme. Në fakt, na u tha që Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë. Ai tha se për Serbinë është e pamundur të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën. Kur pastaj vetë pala serbe iu referua marrëveshjes së vitit 2013 të cilën e kishin nënshkruar, por ai tha se ne nënshkruajmë marrëveshje vetëm aty ku s’diskutohen statutet”, ka thënë Bislimi.

Kryenegociatori i Kosovës bëri me dije se u konstatua nga Lajçak se Serbia ka problem të lëviz në këtë drejtim.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”.

Bislimi dhe Petkoviç, u takuan të martën në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Duke folur pas takimit, Petkoviç tha se gjëja e parë për të cilën këmbënguli pala serbe ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, sepse “kjo do ta zgjidhte edhe çështjen e financimit të të gjitha institucioneve serbe në Kosovë”.

Lini një Përgjigje