TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Mars 2024, 13:15

Ligji për Noterinë në Kosovë, jashtë çdo sigurie juridike, stimulon dhunë dhe vrasje

Shkruar nga Pamfleti

 

Ligji për Noterinë në Kosovë, jashtë çdo sigurie
Prishtina në ndërtim /

Në Kosovë me apo pa fajin e noterëve, e njëjta pasuri shitet dy a më shumë herë. Nëse pasuria e patundshme nuk garantohet, atëherë si mund të aderojë Kosova në Këshillin Evropian...

Në shtetin e ri të Kosovës Ligji për Noterinë ishte një dëshirë e pritshme e qytetarëve sepse garanton dhe rrit sigurinë juridike.

Qytetarët menduan se Noterët apo zyrat Noteriale tani do t’u ofrojnë shërbime të sigurta dhe kontratat e vërtetuara tek ata do të jenë edhe të zbatueshme.

Por, përkundër pritshmërive, Noteria në Kosovë doli të jetë e paorganizuar dhe pa informacion për kontratat që noterizohen.

Kështu ndodhi dhe me një qytetar që bleu banesë e lokal duke shpresuar se ka siguruar të ardhmen e tij dhe të familjes së tij.

Mirëpo, në fakt rezultoi diçka krejt ndryshe. Qytetari i njohur për ne, me gjithë dokumentacionin që e ka deponuar, vërteton se lokali dhe banesa që e ka blerë, në fakt i janë shitur dhe i janë tjetërsuar tek Noterët që gjithashtu janë të njohur për redaksinë tonë.

Nëpërmjet këtij shkrimi ‘Pamfleti’ nis ekskluzivisht me një seri artikujsh  që do të shpjegojnë në detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Duke u munduar që të ndikojmë në vetëdijen e noterëve të palëve, por duke  vënë në  dijeni edhe organet ligj zbatuese të Kosovës.

‘Pamfleti’ ka informacione dhe posedon dokumentacion se tek një noter është noterizuar kontrata mbi shitblerjen e lokaleve dhe banesave nga i njëjti shitës, i cili të njëjtat metra katrorë i ka shitur edhe te një blerës tjetër, do thotë bëhet fjalë për stërshitje të të njëjtave metra nga shitësi i njëjtë tek blerës të ndryshëm. Mjafton të ndërrohen noterët dhe mund të shesësh të njëjtën pasuri aq herë sa dëshiron.

Po ashtu ‘Pamfleti’ posedon edhe përgjigjen e noterit, i cili konfirmon se nuk ka një sistem të centralizuar që do të thotë konfirmon se sistemi noterial në Kosovë është totalisht jashtë sigurisë juridike që duhet të ofrojë. Kaq për sot!/Pamfleti

ligji për noterinë siguria juridike 'mbjedh' vrasje në kosovë

Lini një Përgjigje