TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Mars 2023, 09:49

Marrëdhënia me Ramën, rrëfehet Kurti: Ka mospajtime, por nuk e kemi luksin të mos bashkëpunojmë

Shkruar nga Pamfleti
Marrëdhënia me Ramën, rrëfehet Kurti: Ka mospajtime, por nuk
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëdhëniet që ka me homologun shqiptar, Edi Ramën. Ai ka shuar zërat se mes tyre ka zënka, apo marrëdhënie të ngrira.

I ftuar në “Klan Kosova”, Albin Kurti është shprehur se asnjë kryeministër i Shqipërisë dhe i Kosovës, kushdo qofshin, nuk e kanë luksin e as të drejtën të mos bashkëpunojnë.

“Nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar, por ne i kemi dallimet e kemi edhe mospajtim. Jemi dy kryeministra që nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë. Kushdo që është kryeministër në Shqipëri, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë të komunikojë e bashkëpunojë për kundër dallimeve, sepse edhe interesat e qytetarëve tanë dhe kombit mbarë në përgjithësi na kërkojnë një detyrë e një përgjegjësi të tillë”, ka thënë Albin Kurti.

Ju rikujtojmë se më 26 Mars kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Tiranë.

Takimi është zhvilluar në Vilën 30 dhe ka zgjatur për rreth 2 orë. Në fokus të takimit ka qenë marrëveshja me Serbinë.

Rama ndau një foto me Kurtin dhe tha se e mbështeti kryeministrin e Kosovës për të hedhur hapat e radhës që do të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë. Ai theksoi se e inkurajoi për Asociacionin dhe Kishën Serbe duke shtuar se do të ketë mbështetjen e tij të plotë.

rama albin kurti

Lini një Përgjigje