TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2024, 11:40

“Kurti shkon President”, analisti zbulon emrin kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
“Kurti shkon President”, analisti zbulon emrin kush mund të
Albin Kurti

Analisti nga Kosova Jeton Halimi, thotë se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, kryeminisri Albin Kurti nuk do të mund ta formojë dot më i vetëm qeverinë.

Halimi bëri një parashikim mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe personin që mund të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Sipas ekspertit, Kurti mund të shkojë në Presidencë dhe pas zgjedhjeve nëse VV do të bëjë koalicion me PDK-në, atëherë kandidati i këtyre të fundit Bedri Hamza do të jetë kryeministër.

“Jo rastësisht zoti Kurti ka zgjedhur korrikun që të të vijë mërgata siç di ai t’i manipulojë ata, dhe këtë e ka kuptuar jo vetëm opozita, por dhe popullata që zoti Kurti bën populizëm” tha Halimi.

Ai gjithashtu tregon se duke u bazuar në sondazhet Kurti nuk është më në gjendje të krijojë qeverinë si më parë. Sipas tij Kurti nuk do të jetë më kryeministër, por mund të marrë postin e presidentit.

“Besoj se zoti Kurti nuk do të jetë më kryeministër. Kurti ka dalë prapë i pari, por ka dalë me më pak se 40% dhe nuk mund ta themelojë qeverinë siç e ka themeluar vetë dhe i duhet një koalicion ose me PDK ose me LDK. Nëse shkon me PDK në koalicion mund të jetë zoti Hamza kryeministër dhe zoti Kurti do të marrë postin e presidentit. Nëse shkojmë me këtë matemtikë me PDK në qeveri siç po shihet në horizont.”, tha ai në Euronews Albania .

albin kurti

Lini një Përgjigje