
Kosova leksion zgjedhjesh Shqipërisë...
Kosova ka treguar edhe një herë se është shumë hapa para Shqipërisë sa i takon zgjedhjeve. Brenda dy orësh, Kosova nxori rezultatin e raundit të dytë në 18 komunat që shkuan në balotazh.
Sot në Shqipëri u votua në 5 qytete, por te ne jo vetëm që nuk ka nisur numërimi, por nuk dihet se kur do të nisë.
Sa u takon rezultateve në Kosovë Vetëvendosje ka fituar 4 komuna: Mitrovicë e Jugut, Oblliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan. Pra VV ka arritur të fitojë Mitrovicën, edhe pse exit pollet e nxirrnin humbëse.
PDK ka fituar 3 komuna: Vushtri, Kaçanik dhe Prizren.
LDK ka fituar 5 komuna: Prishtinë, Viti, Dragash, Junik dhe Pejë. Pra fitorja më e madhe është në Prishtinë, ku përparim Rama arrit të fitojë përballë Hajrulla Çekut.
AAK ka fituar 4 komuna: Suharekë, Rahovec, Gjakovë dhe Klinë.
Komunat e fituara nga Vetëvendosja
Mitrovicë e Jugut: Faton Peci (VV) 53,57% & Arian Tahiri (PDK) 46,43%;
Oblliq: Halil Thaçi (VV) 51,24% & Xhafer Gashi (LDK) 48,76%;
Fushë Kosovë: Valon Prebreza (VV) 54,99% & Besnik Osmani (LDK) 45,01%;
Gjilan: Alban Hyseni (VV) 61,06% & Arbër Ismajli (LDK) 38,94%
Komunat e fituara nga PDK
Vushtri: Ferit Idrizi (PDK) 54,17% & Ylejman Meholli (VV) 45,83%
Kaçanik: Sabedin Vishi (PDK) 51,86% & Jeton Raka (VV) 48,14%
Prizren: Shaqir Totaj (PDK) 53,85% & Artan Abrashi 46,15%
Komunat e fituara nga LDK
Prishtinë: Përparim Rama (LDK) 51,46% & Hajrulla Çeko (VV) 48,54%
Viti: Sokol Haliti (LDK) 50,60% & Arsim Ademi (VV) 49,40%
Dragash: Bexhet Xheladini (LDK) 58,45% & Shaban Shabani (PDK) 41,55%
Junik: Ruzhdi Shehu (LDK) 55,92% & Agron Kuçi (AAK) 44,08%
Pejë: Gazmend Muhaxheri (LDK) 60,93% & Taulant Kelmendi (VV) 39,07%
Komunat e fituara nga AAK
Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) 55,60% & Ardian Shala (LDK) 44,40%
Rahovec: Smajl Latifi (AAK) 52,07% & Ali Dula (VV) 47,93%
Gjakovë: Dian Gjini (AAK) 56,03% & Rdian Gola (VV) 43,97%
Klinë: Zenun Elezaj (AAK) 58,02% & Sokol Bashota (PDK) 41,98%
Rezultatet në të dyja raundet
LVV – 7 komuna: Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Shtime, Obiliq, Kamenicë
LDK – 7 komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Lipjan, Dragash, Viti, Junik
PDK – 6 komuna: Skenderaj, Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Vushtrri
AAK – 5 komuna: Gjakovë, Rahovec, Klinë, Deçan, Suharekë
Nisma – 1 komunë
KDTP – 1 komunë
PDKRL – 1 komunë
Lini një Përgjigje