TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Maj 2025, 21:50

“Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet”, Kurti: Të gatshëm për kompromise për qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

“Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet”, Kurti: Të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, konfirmon se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit është përfundimtare, duke theksuar gatishmërinë për kompromise në formimin e qeverisë së re.

Në një deklaratë të qartë Kurti, ka bërë të ditur se kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit nuk do të tërhiqet. Ai theksoi se ky është një vendim i marrë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nuk është subjekt i negociatave.

“Mos ta bëjmë këtë lojë negative. Duhet të respektojmë propozimet e njëri-tjetrit dhe të kemi një kryesi [Kuvendi] të bazuar në meritë”, u shpreh Kurti në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, Kurti shprehu gatishmërinë për kompromise në drejtim të formimit të qeverisë, duke theksuar se është i hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, por pa lëshuar pe në lidhje me kandidaturën e Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Lini një Përgjigje