TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Maj 2025, 08:10

'Ngërçi' politk, mblidhet për herë të 18-të Kuvendi i Kosovës 

Shkruar nga Pamfleti

'Ngërçi' politk, mblidhet për herë të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për një tentim të radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përpjekja e tetëmbëdhjetë që nga fillimi i seancës konstituive më 15 prill.

Seanca e sotme do të vazhdojë në orën 10:30, por duket se nuk ka shpresa për një zhbllokim të situatës që ka ngelur në pezull.

Problemi kryesor që po pengon konstituimin e Kuvendit është zgjedhja e kryetarit të tij. Lëvizja Vetëvendosje, partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar ndryshimin e kandidatit të propozuar, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj çdo propozimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në disa seanca të mëparshme, kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo propozim nuk ka gjetur mbështetje nga partitë e tjera parlamentare.

Gjithashtu, gjatë seancës së fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë, siç e kërkon rregullorja e Kuvendit, por të zhvillohen një herë në javë.

Në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje, presidentja Vjosa Osmani zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive politike javën e kaluar, por as atje nuk pati një pajtim për konstituimin e Kuvendit.

Lini një Përgjigje