TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Maj 2025, 11:15

Samiti në Tiranë, Vjosa Osmani i bën dy kërkesa 'LIVE' Ramës: Shqipëria të jetë e zëshme për këto çështje

Shkruar nga Pamfleti
Samiti në Tiranë, Vjosa Osmani i bën dy kërkesa
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë me qëllime të qarta, aty ku do të mbahet edhe Samiti i Komunitetit Politik Europian.

Ajo ka kërkuar që Shqipëria të jetë e zëshme, diçka që sipas saj deri tani e ka bërë shumë mirë kryeministri Edi Rama, sa i përket heqjes së masave të marra nga BE ndaj Prishtinës zyrtare.

“Nga Shqipëria kërkojmë mbështetje. Të vijojë të jetë e zëshme si Rama për të hequr masat ndaj nesh. Mosnjohja nga shtetet e BE po na dëmton shumë”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, gjithashtu ka bërë disa deklarata të forta në Tiranë ndaj BE-së.

Osmani tha se BE-ja po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe për pasojë duke llokuar Kosovën.

“Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.

Më shumë kemi kërkesë sesa kemi shpresë. Kërkesat tona do të jenë të zëshme”, tha Osmani. 

Lini një Përgjigje