TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Dhjetor 2024, 11:26

Sulmi terrorist në Zubin Potok, Vuçiç viktimizohet dhe luan blofin: E dimë kush mund të jetë autori!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi terrorist në Zubin Potok, Vuçiç viktimizohet
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç siç e kishte paralajmëruar, ka mbajtur sot një fjalim për sulmin terrorist në Zubin Potok.

Ai nuk nguroi të hidhte akuza ndaj Kosovës dhe të viktimizohej, ku tha se “kemi pasur një sulm të madh ndaj Serbisë”.

Dje ka pasur një tentativë për një sulm të madh dhe hibrid ndaj vendit tonë, pasi kemi ndjekur me kujdes gjithçka që është paralajmëruar nga zyrtarët e Prishtinës dhe sponsorët e tyre ndërkombëtarë, mediat e tyre dhe ata që i paguajnë. Nuk kemi dëgjuar shumë fakte", tha Aleksandar Vuçiç.

“Prandaj do të paraqesim faktet dhe do të themi se çfarë ka ndodhur, çfarë jo dhe cilat janë pasojat”, shtoi ai.

Vuçiç u shpreh se Serbia ka “njohuri të caktuara se kush mund të jetë autori".

Ne si shtet serioz nuk jemi marrë me akuzat. Hetimi do të tregojë, kemi dyshime të caktuara, mendojmë se kemi informacione të caktuara dhe kush mund të jetë autori“,- theksoi presidenti serb.

Vuçiç shtoi se institucionet kompetente në Beograd do të vazhdojnë hetimet, duke informuar në mënyrë periodike opinionin publik për çdo zbulim.

Ai tha gjithashtu se autoritetet në Beograd, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, janë të gatshme për bashkëpunim jo vetëm me EULEX-in dhe KFOR-in, por edhe me Prishtinën.

Ne jemi të hapur dhe absolutisht të gatshëm për të biseduar”, tha Vuçiç.

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj u hodh në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri.

Tetë persona të arrestuar dhe një arsenal i tërë armësh i zbuluar përfshirë eksploziv dhe uniforma ushtarake, është bilanci i operacionit të bastisjes që policia e Kosovës ndërmori mëngjesin e djeshëm ( 30 nëntor) në veri të Kosovës, pak orë pasi u hodh në erë kanali i ujit Ibër- Lepenci. / Marrë me shkurtime nga Danas

 

aleksandar vuçiç sulmi terrorist zubin potok

Lini një Përgjigje