TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Dhjetor 2023, 18:00

Krimi në Kosovë, hetuesit kërkojnë ndihmë nga “Apple” për zbërthimin e telefonit të Liridonës

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në Kosovë, hetuesit kërkojnë ndihmë nga

Hetuesit në Kosovë kanë dërguar kërkesë në kompaninë “Apple”, një vendim gjyqësor që kërkon ndihmë dhe akses për të marrë të dhënat që gjendeshin në telefonin e Liridona Ademajt.

Telefoni i viktimës nuk është gjetur akoma dhe dyshohet se mund të jetë asgjësuar.

Për këtë arsye hetuesit kanë shpresë se mund të aksesojnë nëpërmjet sistemit të ruajtjes së të dhënave ICloud për të rikuperuar mesazhe, thirrje, foto, video e dokumente që mund të orientojnë mbi motivet e kësaj vrasje.

Një ndër dyshimet kryesore të hetuesve në Kosovë është se Liridona mund të ketë pasur materiale kompromentuese prej të cilave autorët ndiheshin të kërcënuar.

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua dhe planifikua nga bashkëshorti i saj Naim Murseli i cili pagoi 30 mijë euro për të ekzekutuar gruan.

liridona vrasje kosove hetime

Lini një Përgjigje