
Dushan Maksimoviç, Vladimir Toliç dhe Blagoje Spasojeviç, të arrestuar për sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator të këtij viti në Banjskë të Zveçanit, iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë, gjendën në masën e paraburgimit që nga 26 shtatori i këtij viti.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi konfirmoi për Telegrafin se: Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T., B.S. dhe D.M., iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin.
Sulmi në Banjskë të Zveçanit nisi në orët e para të mëngjesit të së dielës (24 shtator 2023) ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku si dhe u plagosën dy policë të tjerë. Në kunërpërgjigje policia vrau tre terroristë ndërsa sulmuesit e tjerë kishin arritur të largoheshin, pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Banjskës.
Lini një Përgjigje