TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Tetor 2023, 15:36

Bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita, ambasadori gjerman në Kosovës: Po vihen në rrezik projekte të mëdha

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita, ambasadori

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh i shqetësuar lidhur me mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në një postim në platformën “X”, Rohde shkruan se me mosmiratimin e tyre po vihen në rrezik projekte të mëdha energjetike e bujqësore.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore mes Gjermanisë dhe Kosovës. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë akterët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, tha ambasadori gjerman në Kosovë.

Disa javë më parë dështoi miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit. Marrëveshjet e ndërkombëtare që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

marreveshje kosove ambasadori gjerman

Lini një Përgjigje