TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Tetor 2023, 08:59

Këshilli i Sigurimit në OKB, habit politikani serb: Jam krenar për Vjosa Osmanin, më vjen turp për fjalimin e Brnabiç

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Sigurimit në OKB, habit politikani serb: Jam krenar

Boban Bogdanoviç, Sekretar i Përgjithshëm për Strategjinë Euro-Atlantike dhe politikan i njohur serb ka bërë një reagim lidhur me fjalimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç.

Bogdanoviç ka thënë se fjalimi i kryeministres serbe reflekton një “fjalim të turpshëm dhe autokratik”.

Nga ana tjetër politikani serb ka lavdëruar fjalimin e Osmanit si një fjalim demokratik, si një qytetare e vërtetë e Evropës. Reagimi i tij ka ardhur në rrjetin social “X” pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Si serb dhe qytetar i Republikës së Serbisë, më vjen turp nga fjalimi i djathtë dhe autokratik i Ana Brnabiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Si qytetar i Evropës, jam krenar për fjalimin demokratik të Presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar Bogdanoviç në X.

 

këshilli i sigurimit në okb vjosa osmani fjalimin e brnabiç

Lini një Përgjigje