TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Nëntor 2023, 17:52

Haradinaj takohet me ambasadorin e SHBA: I konfirmova mbështetjen e AAK-së për planin franko-gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Haradinaj takohet me ambasadorin e SHBA: I konfirmova mbështetjen e

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur ditën e sotme në selinë e partisë, ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku është diskutuar për dialogun me Serbinë.

Haradinaj tha se gjatë takimit me ambasadorin amerikan, Hovenierin i konfirmoi atij mbështetjen për planin franko-gjerman.

“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai e ka falënderuar Hovenierin për angazhimin e tij dhe të ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

haradinaj ambasadori shba

Lini një Përgjigje