TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Shtator 2025, 09:24

Gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, sot dëshmon një britanik

Shkruar nga Pamfleti

Gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, sot

Më 22 shtator, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së.

Në seancën e sotme, që nisi në orën 09:00, ka nisur të dëshmojë dëshmitari i tretë i ftuar nga mbrojtja, një shtetas britanik.

Gjatë javës, kanë dëshmuar dy dëshmitarët e parë të mbrojtjes: James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe këshilltar për çështje ndërkombëtare, si dhe Paul Ëilliams, ekspert i së drejtës ndërkombëtare dhe profesor në SHBA.

Të dy dhanë dëshmi në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes, duke u fokusuar në kontekstin ndërkombëtar dhe proceset politike të kohës së luftës në Kosovë.

Lini një Përgjigje