TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Tetor 2025, 15:24

Gjermania thirrje deputetëve të Kosovës: Respektoni Kushtetutën, jo interesat partiake

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania thirrje deputetëve të Kosovës: Respektoni

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka pritur në takim të mërkurën të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher.

Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë thuhet se të gjithë akterët politikë duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës, duke theksuar se kjo është detyrë kushtetuese për deputetët.

“Gjykata Kushtetuese është një shtyllë thelbësore e demokracisë. Sot, i Ngarkuari me Punë, Christian Boettcher, u takua me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi. Ai e vlerësoi punën jetike të Gjykatës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë. Të gjithë aktorët politikë duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës, kjo është një detyrë kushtetuese për deputetët”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se mospërmbushja e kësaj detyre jo vetëm që e zgjat krizën politike, por e thellon atë, duke i shkaktuar dëm vendit.

Siç është thënë edhe më parë: Ka ardhur koha që vendi të vihet në plan të parë, jo interesat partiake”, thuhet tutje në njoftim.

 

Lini një Përgjigje