TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Tetor 2025, 11:40

Formimi i qeverisë në pikëpyetje, Albin Kurti flet në Kuvend: Asnjë parti s’ka pranuar koalicion

Shkruar nga Pamfleti

Kurti ka thënë se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur. Ai ka thënë se asnjë prej partive që u ka bërë ftesë nuk kanë pranuar marrëveshje bashkëqeverisjeje.

Formimi i qeverisë në pikëpyetje, Albin Kurti flet në
Albin Kurti

Ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës ku pritet krijimi i qeverisë së re, 139 ditë nga seanca e parë për konstituim.

I pari që mori fjalën është mandatari për kryeministër Albin Kurti, i cili tha se vonesa për konstituimin e Kuvendit është një vonesë që ka dëmtuar punën e qeverisë dhe dëmtimin e besueshmërisë së shtetit të Kosovës përballë partnerëve ndërkombëtare.

“Mbi 6 muaj nga thirrja e seancës kontrituive më në fund kemi Kuvend të konstatuar dhe jemi në pikën e krijt të qeverisë. 5 nga 6 muaj deputetët ishin duke pritur Gjykatën Kushtetuese , vonesë që ka ndikuar në vonesën e proceseve dhe ka dëmtuar besueshëmrinë e shtetit tonë përballë partnerëve ndërkombëtarë”, tha ai.

Në fjalën e tij para Kuvendit, Albin Kurti shtoi  tha se asnjë parti parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion qeverisës dhe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Asnjëra parti parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion qeverisës. Nëse do pranohej oferta jonë, do të kishim votat për Qeverinë dhe për sfidën e Presidentit pas 4 vitesh.

Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja pa buxhet të miratuar dhe pa shumë institucione funksionale. Një vend pa buxhet nuk mund të ecë përpara.

Janë 33 agjenci dhe institucione që kanë mbetur pa mbikëqyrje institucionale. Ftoj secilin deputet që kur qeveria të hidhet në votim të votojë për interes publik e shtetëror dhe jo për interes partiak”, u shpreh Kurti.

Lëvizjes Vetëvendosje, i duhen së paku edhe pesë vota që të sigurojë minimumin e nevojshëm prej 61 votash për votimin e suksesshëm të qeverisë së re.

Në rast se nuk merr votat, Kurti do të bëhej mandatari i parë që do të dështonte për krijimin e qeverisë së re, pasi në të gjitha proceset e tjera për formimin e qeverisë mandatarët janë zgjedhur me shumicë votash herën e parë. Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nëse nuk arrihet sot dakordësi, do të ftojë të gjitha partitë për të parë nëse ndonjëra prej tyre mund të sigurojë 61 votat që i duhen në Kuvend. Osmani e ka mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje formimin e qeverisë pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në fillim të kësaj jave, Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë qeverinë e re dhe vlerësoi se zgjidhje alternative është mbajtja e zgjedhjeve të reja.Deri tani nuk ka pasur njoftim për ndonjë koalicion. Kurtit i është "mbyllur dera" thuajse nga të gjitha partitë. PDK, LDK e AAK janë shprehur kundër një bashkëpunimi me LVV-në. E vetmja parti që ka lënë mundësi koalicioni me partinë e Kurtit është ajo e NISMA-s, por me kushte të cilat lidhen me postin e kryetarit të parlamentit.

Sipas Kushtetutës, nëse Kurti nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë presidentja brenda 10 ditësh duhet të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin e ri që ka shanset më të mëdha për të formuar qeverinë. Nëse edhe përpjekja e radhës dështon, atëherë Osmani do të duhet të shpallë zgjedhje të reja që duhet të mbahen brenda 40 ditësh. 

kriji i qevrerise se re ne kosove albin kurti

Lini një Përgjigje