TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Gusht 2023, 20:59

Eduard Joseph: Ukraina, njohje informale për Kosovën!

Shkruar nga Pamfleti
Eduard Joseph: Ukraina, njohje informale për Kosovën!
Eduard Joseph

Analisti Eduard Joseph ka folur për letrën e dërguar BE dhe SHBA-së nga Deputetja britanike, Alicia Kearns, dhe eurodeputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko, për raportin Kosovë-Serbi.

Analisti tha ndër të tjera se Oleksandr Merezhko ka nënshkruar  që e njeh Kosovën si një shtet sovran, kjo sipas tij është një lloj njohje informale e Kosovës nga ana e Ukrainës.

Merezhko e di se implikimi i një nënshkrimi që e njeh Kosovën si një shtet sovran është një formë e njohjes së Kosovës nga ana e Ukrainës, një lloj njohje informale.

Zgjidhja për çështjen aktuale do të trajtohet nga njohja e Kosovës nga pala e Ukrainës, sepse kjo do bënte që katër shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, do e njohin atë. Me hapat përpara drejt njohjes marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë për të ndryshuar”,-tha analisti Eduard Joseph.

eduard joseph

Lini një Përgjigje