TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Maj 2023, 21:52

“Defender 23” në Kosovë 'tërbon' rusët, Moska nis sulmet e akuzat: Akt provokues ndaj Serbisë!  

Shkruar nga Pamfleti

“Defender 23” në Kosovë 'tërbon'

Moska ka reaguar e alarmuar për “Defender 23” duke pretenduar se po provokohet Serbia...

Stërvitja “Defender 23” në Kosovë ka tërbuar Moskën. Teksa Serbia po jep sinjale se po shkon drejt ndarjes prej saj, Rusia është hedhur në sulm.

Ka qenë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila u shpreh se SHBA dhe aleatët e saj po minojnë stabilitetin në Ballkan, duke u fshehur pas deklaratave se po forcojnë sigurinë e Ballkanit. Sipas saj, stërvitjet në shkallë të gjerë të NATO-s në Kosovë janë provokim ndaj Serbisë.

"Zgjedhja e Kosovës, një vatër e madhe tensionesh në Ballkan, si një vend për manovra në shkallë të gjerë ofron edhe më shumë prova se kjo është njëkohësisht një nxitje kundër Serbisë dhe përmbysje e bazës themelore për zgjidhjen e krizës së Kosovës", tha Zakharova.

Madje ajo ka shkuar më tej duke thënë se stërvitja e NATO është duke vënë në rrezik qytetarët.

"Duke u fshehur pas deklaratave të rreme për forcimin e sigurisë rajonale, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po minojnë qëllimisht stabilitetin në këtë pjesë të Evropës, duke përforcuar linjat ndarëse dhe duke vënë gjithnjë e më shumë popullsinë vendase në rrezik”, tha ajo.

Nga data 21 maji deri më 2 qershor, Kosova do të jetë mikëpritëse e stërvitjes  “Defender Europe 23”, pjesë e së cilës do të jenë dhe forcat e Sigurisë së Kosovës. Aty do të zbarkojnë 22 mijë ushtarë nga 25 shtete të ndryshme të botës. SHBA me këtë stërvitje tregoi dhe një herë forcën dhe i dërgoi mesazh Moskës se nuk ndërhyn dot më në Kosovë për mes Serbisë. Si duket kjo solli dhe reagimin sot të Rusisë.

serbia rusia defender 23

Lini një Përgjigje