
Ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të shtatë kundër ish-krerëve të UÇK. Sot u mbajt seanca e radhës ndaj tyre dhe pas përfundimit të dëshmisë u vendos që seancat të rinisin në qershor.
Dëshmitari i shtatë i cili mban kodin Ë-01236, ka dëshmuar i kamufluar, duke mos lejuar identifikimin e tij.
Intervistimi nga prokurori Nathan Quick është bërë me dyer të mbyllura, pasi pyetjet lidheshin me një incident të veçantë dhe dëshmitari nuk duhej të identifikohej.
Por, një pjesë e dëshmisë së dhënë për avokatin e viktimave është zhvilluar në seancë të hapur për publikun.
Ndërkohë gjatë paradites ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, i cili sikur pesë të tjerë që dëshmuan në këtë çështje, ishte i paidentifikuar.
Lini një Përgjigje